Telefoni: 044 665 973
Zyra e Avokatit Murat Pacarada, merret me dhënien e ndihmës juridike për persona fizik dhe juridik, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe interesave të tyre në pajtim kushtetuën e Republikës së Kosovës, e cila përfshinë përfaqësimin në organet shtetërore, në të gjitha procedurat civile kontestimore, jokontestimore, administrative, kundërvajtëse, penale dhe përmbarimore.

Shërbimet që ofron Avokat Murat Paçarada

Përfaqësimi dhe mbrojtja e personave

Përfaqësimi dhe mbrojtja e personave fzik dhe juridik, shoqëritë afariste dhe subjektet tjera juridike para gjykatave dhe organeve tjera shtetërore.

Përpilimi i padive dhe kundërpadive

Përpilimi i padive, kundërpadive, përgjigjeve në padi, kërkesave, propozimeve, lutjeve, mjeteve juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme dhe parashtresave tjera.

Hartimi i kontratave dhe marrëveshjeve

Hartimi i kontratave, marrëveshjeve, testamenteve, deklaratave, akteve të përgjithshme, të veçanta dhe dokumenteve tjera.

Përfaqësimi në konteste

Përfaqësimi i personave fzik dhe juridik në punët e tyre juridike në zgjidhje miqësore të kontesteve dhe raporteve kontestuese.

Dhënia e këshillave dhe ndihmës juridike

Dhënia e këshillave dhe ndihmës juridike.

Kryerja e punëve tjera juridike

Kryerja e punëve tjera të ndihmës juridike në emër dhe për llogari të personave fizik dhe juridik vendor apo të huaj në bazë të të cilave realizohen të drejtat dhe mbrohen liritë dhe interesat e tyre.

Kush është Avokat Murat Paçarada ?
avokat-murat-pacarada
  • Avokat Murat Paçarada është magjistër i shkencave juridike i cili ka punuar në Gjykatat e Kosovës për 21 vite.
  • Nga 2015 deri 2021 ka qenë Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti për Çështje Ekonomike.
  • Nga 2010 deri 2015 ka qenë Gjyqtar në Gjykatën për Kundërvajtje në Prishtinë.
  • Nga 2004 deri 2010 ka qenë administrator në Gjykatën Ekonomike në Prishtinë.
  • Nga 1999 deri 2004 ka ushtruar detyrën e drejtorit gjeneral në NSH"Univerzal" në Prishtinë.
  • Nga 1986 deri 1990 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit porot në Gjykatën Komunale në Prishtinë.
  • Nga 1978 deri 1981 ka punuar si gazetar në gazetën studentore "Bota Sot"
  • Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2006.
  • Është bashkëautor i doracakut për menaxhimin e Gjykatave
  • Është bashkëautor i Ligjit mbi Duhanin
  • Është bashkëautor i Ligjit mbi Kundërvajtje i aprovuar në vitin 2016
  • Ka qenë kryetar i komisionit teknik për transformimin e Gjykatave
  • Ka kryer trajnime të ndryshme në fushën juridike.